14 C
Tiranë
Thursday, May 25, 2017

Rreth Nesh

Info Elbasani është portal i pavarur i Shqipërisë së Mesme. Ai është integruar me versionin print të gazetës Info Elbasani e cila ndodhet në treg që nga tetori i vitit 2009. Në këtë portal do të gjeni lajme të publikuara me vërtetësi, objektivitet dhe paanshmëri. Ky ishte edhe çelësi i suksesit në treg i gazetës Info Elbasani. Ashtu si versioni print, Info Elbasani është një portal që nuk ka suporte politike dhe financiare. Ai është produkt dhe kontribut i një grupi gazetarësh profesionistë të Elbasanit me synimin për të siguruar informacion të gjerë dhe relevant . Portali është konceptuar për të përfshirë gjithçka në publikim. Përveç kontributit të gazetarëve profesionistë, ne do ti dedikojmë një hapësirë të posaçme raportimit qytetar. Në këtë aspekt, qytetarët nuk do të jenë thjeshtë konsumatorë të informacionit, por edhe prodhues të tij. Ne garantojmë të përcjellim zërin tuaj për çdo problematikë. Ju ftojmë të bashkëpunoni për të krijuar një shoqëri më të informuar dhe një jetë më të mirë! Faleminderit!

Te dhena kontakti

Administratori Fatos Salliu PhD Kontakt: e-mail: tossalliu@gmail.com Cel: 0695687991