Rama: Do të takohem çdo muaj me mikun tim Lulzim Basha

15

Rama: Do të takohem çdo muaj me mikun tim Lulzim Basha

Pas marrëveshjes Rama-Basha për zgjidhjen e krizës politike dhe ecurinë e zgjedhjeve parlamentare, kreu i Qeverisë ka një etiketim të ri për kreun e opozitës.

“Miku im i orëve të fundit”, thotë kryeministri Rama nga Korça, duke iu drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Duke iu referuar deklaratës se Bashës se me këtë marrëveshje “opozita ka rrëzuar gjysmën e qeverisë, e më 25 qershor do të rrëzojë qeverinë”, kryeministri tha se kjo nuk është e vërtetë.

Sakaq, Rama tha se opozitës iu dha mundësia për t’iu bashkuar zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa shtoi se PS e donte PD-në në zgjedhje për ta mundur.

“Fakti që ne bëmë një marrëveshje nuk e ndryshon të vërtetën se ata u futën në një çadër se kishin frikë nga vettingu. Ne e miratuam reformën kushtetuese në momentin e fundit, për frikën nga reforma. Ne tani do të mbajmë një amanet që i ka ardhur koha.