Pazari i fshehtë / Basha sposton Berishën dhe Rama fut brrylin Metës

95

Pazari i fshehtë / Basha sposton Berishën dhe Rama fut brrylin Metës

Burime shumë të besuara brenda grupit që po hartojnë marrëveshjen në pallatin e kongreseve, në mungesë totale të informacionit për publikun, tregojnë se Edi Rama i ka bërë ofertë Lulzim Bashës për ta ndihmuar që të spostojë Sali Berishën nga ndikimi direkt në selinë blu me kushtin që Basha të pranojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor me sistemin prim që eliminon partitë e tjera. Por i ka premtuar se Rama rri edhe katër vjet në pushtet dhe me pas në vitin 2021 ia dorëzon  kreut të PD-së. Ndonëse ka shumë dyshime nëse e mban fjalën Edi Rama, por burimet tregojnë se lideri demokrat është mikluar nga ideja se mund ta spostojë njëherë e mirë Sali Berishën dhe familjen e tij nga ndikimi në PD. Në të vertetë nga kjo marrëveshje me sistemin prim në Kodin Zgjedhor asnjëherë PD-ja nuk del parti e parë, sepse PS deri tani ka treguar se mbetet parti kryesore. Del i fituar vetëm Edi Rama, kurse Basha e gropos PD-në në opozitë të përjetshme. Por premtimi “burrnor” i Ramës mbetet se do ia dorëzoj vetë në vitin 2021 Lulzim Bashës, pushtetin.

Si kusht të gjithë kësaj, Rama merr mbështetjen e Bashës që t’i fus brrylin LSI. Nuk dijnë akoma reagimin e Ilir Metës, ndaj po hezitojnë, sepse ky pazar eliminon sistemin shumëpartiak. Nga ana e tij Basha ka premtuar kryetarëve të partive opozitare se do ti fusë në listat e garantuara të deputetëve të PD-së me kushtin që me vonë ti shkrijnë partitë e tyre.

Ndaj po vonohen kaq shumë Basha dhe Rama, sepse po presin specialistët e tyre që të materializojnë këtë marrëveshje. (marr nga albanianews1.al)

http://albanianews1.al/pazari-basha-sposton-berishen-dhe-rama-fut-brrylin-metes/