A ka gisht miliarderi shqiptar te pazari Rama-Basha?

132

A ka gisht miliarderi shqiptar te pazari Rama-Basha?

Ka shumë dyshime të forta se miliarderi shqiptar që inicioi edhe takimin e vitit të kaluar në Vjenë (Austri) mes Ramës e Bashës ka gisht edhe në një pazar të fshehtë mes këtyre të dyve mbrëmë vonë dhe sot në pallatin e kongresve që lidhet me ndryshime ne Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë. Këto ndryshime i janë imponuar Lulzim Bashës me dinakeri nga miliarderi dhe kryeministri Rama, gjë që ka sjellë edhe rënien e kryetarit të PD-së në kurthin e Edi Ramës. Deputetët e PD-së i kanë dhënë mandat Bashës vetëm për paketën MCAllester dhe jo për devijime të tjera pazari, pazar që duket me shumë dinakeri është hartuar vjet në Austri dhe po insistohet të realizohet pas mesnatës se mbrëmshme.